Sali Berisha i ftuar në emisionin “Log.”, është ndaluar tek çështja e varrezave greke. Ish-kryeministri është shprehur se në një ballafaqim me ministren e jashtme greke Dora Bakojanis, e ka kundërshtuar për varreza greke në Korçë.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha, ka shtuar më pas se ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias është shqiptar, por Rama bëri marrëveshje të fshehte me Ramën.
Berisha mes të tjerash shton se Rama u dha të drejtë grekëve që të pretendojnë për varreza nga Llogaraja në Pogradec.
“Në Korçë i kam thënë Bakojanisit që nuk mund të ketë varreza. Në Kosinë u morën kocka fëmijësh për ushtarë grek. Ishin tregtinë të ulëta që bënin ata në terren. Por Edi Rama firmosi që të fillojë nga Llogaraja gjer në Pogradec. E ke me marrëveshje. Nikos Dendias që është shqiptar puro, bëri një marrëveshje të fshehtë me Ramën. Ai i ka përmendur dy gjëra. Rrënjët greke që Rama i fsheh. Se Dendias nuk është grek por i natyralizuar.” tha Berisha në Log në abcnews.
g.kosovari