Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin thotë se e ka kërkuar ai vetë.
Kreu i Shtetit thotë se takimi e ka bërë pasi e kishte marrë malli për doktor Berishën dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ndonjë marrëveshje për LSI.
“Takimin unë e kam kërkuar para 14 muajsh, takimi ka ndodhur në mes të ditës në pallatin e brigadave, një takim rreth 30 minuta, miqësor dhe shoqërore. E kërkova unë për kënaqësi, për tu çmallur. Edhe ata që e kritikojnë e kanë nga xhelozia”, tha Meta.
I pyetur se për çfarë folën, Meta u përgjigj: “Nuk ka vend për spekulime. Ky takim nuk ka lidhje për raportet e LSI me Partinë e deputetit Basha apo liderit historik. Po të kishin këtë respekt dhe ndjeshmëri për presidentin që ta dëgjonin nuk do ti kishin lënë kurrë mandatet.
Asnjë marrëveshje dhe detyrim nuk kam marrë unë në emër të LSI. A i kam dhënë unë këshilla LSI? Po. A i kam dhënë këshilla Ramës? Po”/m.j