Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin që zhvilloi sot me Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin.
Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se nuk mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët të zhvillimit në Tiranë të finales së parë evropiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF.
“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHF⚽️ #FairPlay”, shkruan Rama në twitter./m.j
Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHF⚽️ #FairPlay
— Edi Rama (@ediramaal) February 3, 2022