Rritja e çmimit të faturave të energjisë, e pagesave mbi pronat dhe e kostos së jetesës në tërësi ka goditur miliona familje britanike, ndërkohë që qeveria pranon presionin që po përjetojnë qytetarët, sipas ”The Sun”.
Sekretari britanik i Thesarit, Rishi Sunak ka planifikuar përmes bashkive një paketë emergjence për të ndihmuar shtresat në nevojë, ndërsa pritet t’u japë të gjithëve një bonus prej 200 sterlinash në ndihmë të faturave të energjisë dhe taksave bashkiake.
”Ne e njohim absolutisht presionin mbi disa familje. Britanikët po përballen me goditje të shumëfishta”, deklaroi ministri i Shtetit, James Cleverly.
Faturat mesatare të gazit dhe energjisë elektrike arrijnë në 2 000 sterlina në vit, ndërsa pagesat mbi pronat janë dyfishuar në vetëm dy muaj.
Blerësit hasën edhe rritjen më e lartë e çmimeve në gati një dekadë të benzinës.
“Do të jetë një e Enjtje e Zezë. Miliona familje në të gjithë Britaninë e Madhe po kuptojnë realitetin e rritjeve të mëdha të çmimeve të energjisë, ndërsa inflacioni vazhdon të rritet dhe të gjitha faturat kryesore që paguajmë duket se do të rriten”, deklaroi eksperti për konsumatorët, Martyn James.
”Çfarëdo që të bëni, mos u frikësoni. Qeveria duhet të dijë se nuk është aq afër sa duhet për miliona njerëz në nevojë”, shtoi ai.
Familjet përballen me një rritje të planifikuar në sigurimet kombëtare, rritje të taksave të qytetit dhe fatura më të larta të energjisë që nga 1 prilli.
Rritja e inflacionit po shton 180 sterlina në vit në faturat e ushqimeve dhe rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar po i rrit çmimet në pikat e karburanteve.
Observatori i Energjisë, Ofgem, është detyruar të vazhdojë me rritjen e parashikuar maksimale të çmimit të faturave të gazit dhe energjisë elektrike, ndërsa qeveria nxiton të ndihmojë britanikët me krizën e kostos së jetesës.
Ekspertët parashikuan se tarifat e energjisë do të rriten me rreth 50% për konsumatorin.
Një tjetër rritje pritet në vjeshtë.
Sekretari i Thesarit Rishi Sunak, nën presionin për të eliminuar TVSH-në në faturat e energjisë, sot pritet të shpallë një sërë masash në përpjekje për të lehtësuar dhimbjen për familjet në nevojë.
/a.r