Detajet e para të fanellës së Juventusit për sezonin e ardhshëm nisin të publikohen.
Përveç konfirmimit të vijave bardhezi, në këtë sezon duket se të gjitha pritjet çojnë në praninë e detajeve të arta.
Pavarësisht nëse ato janë në jakë dhe mëngët ku “përqafojnë” vijat vertikale ku për momentin ka dy hipoteza nga “FootyHeadline” dhe “La Maglia Bianconera”, duket se nuk ka dyshim për ndikimin “e artë” që do të kenë fanellat e Juventusit të sezonit të ardhshëm 2022/23.
Për ndaluar ngatërrimin e logos së “Zonjës së Vjetër”, ajo mund të aplikohet në një copëz të bardhë në sfond të mbivendoset në një nga vijat e bardha vertikale.
/b.h