Orët e para të ditës do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Jugure, ku do të krijojnë mundësi për reshje të pakta. Sipas MeteoAlb orët e mesditës do të përmirësojnë kushtet e motit edhe në këto zonat, duke bërë që në vijim Shqipëria të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 11°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht vranësirat të shtohen duke sjell reshje të pakta dëbore në Lindje dhe pjesërisht Qendër të territorit
Maqedonia e Veriut
MV në pjesën më të madhe të ditës do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm në pothuajse gjithë territorin. POR në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet zhvillim i vranësirave, të cilat do të mund të krijojnë mundësi për reshje të pakta dëbore në Veri të MV.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Europa Jugore dhe Qendrore do të jenë me vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe reshje dëbore. Ndërsa Skandinavia dhe Lindja e Kontinentit do të jenë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje të dendura dëbore. Por me mot të qëndrueshëm paraqitet Britania e Madhe dhe Europa Perëndimore.