Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka treguar se së shpejti do të këndojë këngën simbol të këngëtares së njohur Fatmira Breçani.
Më herët presidenti Meta ka recituar poezi për heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
‘Mua më vret që njerëz të caktuar tradhtojnë idealet dhe i korrupton pushteti, po ata janë njerëz të dobët nuk kemi çfarë të bëjmë.
Ajo që mua më vret është që të rinjtë duhet të punojnë shumë nuk duhet të presin asgjë nga askush duhet ta fitojnë çdo gjë vetë.
Se vetëm kështu ja dinë vlerën punës, arritjes së tyre duhet të kenë frymë bashkëpunimi me njëri tjetrin, jo të jenë individualist dhe egoist. Të mos e kalojnë asnjë minutë kot po çdo ditë të përimtohen, të fitojnë aftësi të reja ne teknologji dhe gjuhë të huaja.
Kjo më shqetëson mua, pastaj unë kam një parim dhe them hidhe të mirën në det dhe e kthen zoti mbrapsht, për mua nuk është ky një problem.
Ti, President Republike Ilir Metën kur ke për detyrë jo Ilir Metën por Presidentin e Republikës ta respektosh, ta mbrosh, ta duash, ta ruash ta mbështesësh si President. Kjo është pak a shumë si tradhti ndaj Atdheut, jo ndaj Ilir Metës.
Kujtova se do më kërkonit të këndoja për Skënderbeun, por ju garantoj se shumë shpejt do këndoj këngët e Fatmira Breçanit’, ka thënë më tej Meta gjatë intervistës./m.j