Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas njoftimi të policisë, bëhet me dije se 55 vjeçarja me iniciale F.Y, e cila punonte si sanitare në një klinikë dentare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Nga uniformat blu, bëhet me dije se viktima është gjetur e pajetë nga mbesa e saj, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë.
“Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në lagjen Nr.13 Durrës, në klinikën dentare në pronsi të shtetases E. E., është gjetur nga mbesa e saj, e pajetë dyshohet e vetëvarur shtetësja F. Y., rreth 55 vjeç, e cila punonte si sanitare në këtë klinikë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.
/b.h