Toronto u godit disa ditë më parë nga një stuhi e madhe dëbore që shkaktoi kaos në rrugë, ndërkohë që një ndër momentet që u bë mjaft virale në rrjet ishte ai i një mashkulli, gjesti i të cilit kur ka kuptuar se restoranti drejt të cilit ishte drejtuar ishte i mbyllur, ka bërë xhiron e rrjetit.
Pronarja e restorantit tha për mediat e huaja se vendosi të kontrollonte pamjet e kamerave të sigurisë pasi pa gjurmë në dëborë, të cilat tanimë janë bërë virale në të gjithë botën. Videoja tregonte një burrë misterioz duke ecur nëpër dëborë, e cila i arrinte deri tek gjuri. Vihet re se kur ai u ndodh disa metra nga dera e përparme dhe vuri re se ishte i mbyllur, ngriti dorën në kokë dhe ra në gjunjë.
Disa sekonda më vonë, ai u ngrit ngadalë, ngriti duart në mënyrë të acaruar dhe fshiu pantollonat. Videoja prej 37 sekondash u postua në llogarinë në Instagram të restorantit dhe që atëherë është bërë virale.
View this post on Instagram
“Për klientin tonë besnik, ne nuk e dimë se kush jeni, por ne do të kujdesemi për ju. Na vjen keq që restoranti u mbyll. Ne ndiejmë zhgënjimin tuaj dhe shpresojmë t’ju shohim së shpejti. Çfarëdo që keni pasur në mendje për të konsumuar atë ditë, atë vakt do ta keni dhuratë nga ne”, shkruhet krahas videos të publikuar në Instagram.
Valerie Lai, e cila zotëron Nicey’s Eatery, kishte marrë vendimin për të mbyllur restorantin e saj atë ditë për ta mbajtur atë dhe stafin e saj të sigurt dhe jashtë rrugëve
/a.r