Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka postuar në video në TikTok duke kërcyer.
Në video, Kryemadhi shihet duke kërcyer me kryetaren e Lëvizjes Rinore për Integri, Floida Kërpaci.
Duke mbajtur flamuj nëpër duar, ato kërcejnë me valle popullore shqiptare, në mbështetje të Lulzim Pacit profesorit nga Kosova që është diskutuar ditët e fundit në media për një video në Tik Tok.
“Shqipëri-Kosovë, Lulzim Paci”, shkruar Kryemadhi krah videos të cilën e ka publikuar në Instagram.
Nderkohe qe vetem nje dite me pare ka qene nje video e presidenti Ilir Meta, njeheresh bashkeshort i Kryemadhit, ajo qe ka bere xhiron e rrjetit teksa publikohen pamje duke recituar poezi ne anglisht./m.j