Policia ka merre nen mbrojtje gazetaren franceze Ophelie Meunier, pasi pas prezantimit të një dokumentari për islamin e radikalizuar, ajo kërcënohet për jetën. Ophelie, 34-vjeç, kohët e fundit prezantoi një dokumentar, të titulluar “Zone Interdite” (“Zonë e kufizuar”), për mënyrën se si Islami radikal ka ndikuar në shoqërinë franceze.
Dokumentari tregon një restorant ku grave u jepen për të ngrënë veçmas nga burrat dhe një dyqan lodrash që shet kukulla pa fytyrë në përputhje me interpretimet strikte islame që ndalojnë përshkrimin e tipareve të fytyrës.
Pas shfaqjes së dokumentarit në fjalë, autoritetet franceze mbyllën restorantin “Le Familial” i cili kishte zona të izoluara për të ngrënë vetëm femrat muslimane . Lajmi se gazetarja është kërcënuar ka shkaktuar zemërim në Francë, ku shumë besojnë se sekularizmi mbi të cilin u themelua demokracia moderne kërcënohet nga ideologjitë fetare të paraqitura nga emigrantët nga jashtë.
Eric Zemour, një komentator i krahut të djathtë dhe kundërshtar i Macron, nxitoi të mbështeste Meunier pasi u zbulua se ajo ishte kërcënuar. “Ophelie është në rrezik vdekjeprurës”, shkroi ai në Twitter të shtunën ndërsa dokumentari filloi të tërheqë vëmendjen e gjerë./m.j