Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, mjeku i njohur anestezist-reanimator Viktor Kotani.
Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet familjes.
“Dr. Viktori ka shërbyer për shumë vite në Spitalin e Traumës, si profesionist i zoti, gjithnjë i kujdesshëm me pacientët dhe miqësor me të gjithë stafin në shërbimin delikat të anestezi-reanimacionit.
U prehsh në paqe” mbyllet postimi i ministrisë.