Presidenti rus Putin thotë se është i gatshëm t’i japë azil homologut të tij Bashar al Assad, në rast të humbjes së zgjedhjeve në Siri nga ana e tij.
“Është e parakohshme ta diskutojmë këtë gjë”, tha Putin në pjesën e dytë të intervistës së botuar nga gazeta gjermane “Bild”. “Ne i garantuam azil Snoudenit, që ishte më e vështirë sesa t’ia japësh Assadit”.
“Së pari duhet që populli sirian të ketë mundësinë të thotë mendimin e tij. Dhe u siguroj se nëse kjo bëhet në mënyrë demokratike, ndoshta nuk ka pres ikën asgjëkundi. Dhe nuk ka rëndësi nëse është president apo jo”.
Fuqitë botërore po shtyjnë regjimin sirian dhe opozitës të ulen në një tryezë diskutimi për t’i dhënë fund konflikt 5-vjeçar ku kanë mbetur të vdekur 360 mijë persona. Putin, i cili po mbështet Assadin me anë të sulmeve ajrore, thotë se kriza po vështirësohet nga mosmarrëveshjet e rivalëve të rajonit Arabia Saudite – Iran.