Në 24 orët e fundit, 4 qytetarë nga Shqipëria kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.
Në raportin ditor, Ministria e Shëndetësisë shprehet se nga 3,030 testime, 522 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të infektuar.
Mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 2,259 të infektuar.
RAPORTIMI DITOR:
Janë kryer 3030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 522 qytetarë, në këto bashki:
290 në Tiranë, 36 në Fier, 17 në Durrës, Lushnje, 14 në Vlorë, Gjirokastër, 12 në Sarandë, 9 në Devoll, 7 në Gramsh, Librazhd, Prrenjas, 6 në Delvinë, 5 në Mirditë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Peqin, 4 në Kurbin, Mallakastër,Pogradec, Kuçovë, 3 në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Libohovë, Kolonjë, Berat, 2 në Patos, Përmet, Memaliaj, Poliçan, 1 në Shkodër, Krujë, Vorë, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull.
Janë 18,757 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Durrësi 73 dhe 87 vjeç, një qytetare nga Vlora 77 vjeç, një qytetar nga nga Tirana 88 vjeç.
Janë shëruar 2,259 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 236,440 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (31 Janar 2022)
Raste të reja ditore 522
Të shëruar në 24 orë 2,259
Të shtruar në spitale 130
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3030
Testime totale 1,665,947
Raste pozitive 258,543
Raste të shëruara 236,440
Raste Aktive 18,757
Humbje jete 3,346
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8,349
Shkodër 1,666
Fier 1,660
Vlorë 1,322
Elbasan 1,178
Gjirokastër 968
Durrës 850
Berat 842
Korçë 749
Lezhë 718
Kukës 299
Dibër 156