Dyert e selisë së PD në Gjirokastër u shkelmuan ditën e djeshme. I deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore, takim ky i organizuar në ambientet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër.
Mbështetësi i Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës, Dashnor Aliko, në një intervistë në Skype me emisionin “Zona Zero” në Top News hodhi dritë mbi atë që ndodhi dje.
Sipas deklaratës së bërë publike nga Aliko, kryetari i PD në Gjirokastër, Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.
“Kishin shkatërruar gjithçka, dhe derën e zyrës dhe derës qendrore. Kishin hedhur kompjutera në tokë.
Mbështetës të Bashës kanë shkelmuar dyert e degëve. Kjo është dobësi e tyre. Unë nuk po gënjej se kanë ardhur dhe mediat kanë parë se çfarë u bë.
Demokratët duan zgjedhje të vërteta. Ata e kanë humbur shpresën te lidershipi i PD-së dhe duan shpresë. Dëm i madh që po i bëhet demokratëve.
Parimi një anëtar 1 votë ndan shapin nga sheqeri, parimi më bashkues i PD. Ne të gjithë e kemi patur ëndërr këtë formulë,” tha Aliko./m.j