Gazetari Mero Baze ka ironizuar koalicionin e ri të Sali Berishës me LSI-në e I;ir Metës, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
“Ky nuk vuri mend që ja la çelësat e “Shtëpisë së Saliut” Lulit, tani i lë çelësat e “Shtëpisë së Lirisë”, Metës.
Ky njihet që ka dorë”, shkruan Baze me ironi.
Kujtojmë që rubrika “Antena Brenda Familjes” e gazetës TemA, e kishte paralajmëruar që disa ditë më parë me humor, se koalicioni i Berishës me Metën do të quhej “Shtëpia e Lirisë”.
Me sa duket, si Berisha, si Meta, janë lexues të rregullt të “Antenës”!/m.j