Omicron është një ndër variantet më të përhapur të Covid që një ndikim të veçantë ka te fëmijët.
Mjeket e ftuara në ABC Live këtë të hënë me gazetaren Sibora Bitri janë shprehur se shenjat në lëkurë janë një ndër pasojat kryesore që Omicron ka shfaqur tek mosha pediatrike.
Aurora Meta Dollenberg nga Gjermania ka theksuar se përveç shenjave kalimtare te lëkura e fëmijëve deri në 12 vjeç, Omicron mund të shfaqë dhe sëmundje kronike.
“Tek fëmijët Omicron ka shkaktuar goxha probleme te lëkura e tyre që kanë më shumë prirje alergjie dhe pas kalimit të Covid kanë qenë subjekt për simptomat e lëkurës, të skuqjeve, enjtjeve dhe ndoshta shfaqjen e ndonjë sëmundje kronike lëkure. Ndaj është e rëndësishme që prindërit të japin miratimit për vaksinimin e fëmijëve”, ka thënë ajo.
Ndërsa nga ana tjetër mjekja dermatologe Monika Fida, ka theksuar se prindërit duhet të bëjnë shumë kujdes dhe të drejtohen tek mjeku kur fëmijët kanë shenja në lëkurë, pasi çdo vonesë ndikon në trajtimin e tyre.
“Në moshën pediatrike kemi vënë re shumë probleme të lëkurës që janë raste rezistent ndaj kurimit dhe shfaqje e disa patologjive të ndryshme. Trajtimet me mjekime popullore një tjetër problematike në vendin tonë, Ku shpesh ndeshim trajtimin e kancerit të lëkurës me mjete të tilla dhe pse pacientët shpesh trajtohen ambulatorisht me mjekime të gabuara”, ka thënë ndër të tjera mjekja dermatologe.
g.kosovari