Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Roland Bejko i ftuar në emisionin Breaking ka deklaruar se në rrjet kanë shpërthyer një valë shpifjesh kundër tij.
Këto shpifje, të cilat vijnë nga artikuj të ndryshëm në portale, Bejko i konsideron të gjitha politike dhe i adreson në emër të personave që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Ka shpërthyer një valë shpifjesh e paparë. Kemi një portal në Gjirokastër ne dhe ai është portal i ish Partisë Demokratike, sepse mbështesin tashmë ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ai portal shkuan se Roland Bejko ka dalë studio më studio dhe shan Berishën dhe paguhet për këtë gjë. Njerëzit i besojnë shumë aty në Gjirokastër dhe marrin shumë shpërndarje. Kjo ndodh se Berisha ka kontaminuar të gjithë mjedisin publik në Shqipëri të komunikimit. Njëri nga portalet më të ndjekur në Shqipëri kishte botuar një lajm që unë isha i implikuar në afera korruptive me Postën Shqiptare.
Seç është një Roland Bejko tjetër i lindur gjithashtu në Gjirokastër por nuk jam unë. Unë sapo të mbaroj këtu më pret avokati sepse do e hedh në gjyq për shpifje. Dje është bërë nami dhe janë shqetësuar dhe familjarët.“- tha Bejko.
/b.h