Disa ditë më parë një çift bashkëshortësh tentuan të grabisin një argjendari në Shkodër. Arben dhe Anisa Hoxha, çifti nga Vlora u lanë ditën e sotme në ‘burg pa afat’ nga Gjykata.
Nga një investigim në rrjetet sociale, rezulton se çifti bënte një jetë luksoze. Në fotot e publikuara prej tyre nuk mungon shampanja, makina, bizhuteritë e florinjta dhe ora rolex. Nuk dihet profesioni i tyre e se nga iu vinin të ardhurat për të përballuar këtë jetë që reklamonin në rrjetet sociale.
Çifti Hoxhaj tentoi të grabiste bizhuteritë ditën e 27 janarit në një argjendari në Shkodër. Ka qënë Anisa Hoxha ajo e cila u ka hedhur lëndë djegëse në fytyrë pronarëve të argjendarisë në momentin që kanë hasur kundërshtinë e tyre. Por ata u përleshën deri sa mbërriti policia.
/a.r