Përmes qeverisë në hije, për çdo dikaster apo institucion të qeverisë, formohet një “dikaster hije” i opozitës.
“Ne konsiderojmë se një qeveri në hije e Partisë Demokratike është shumë e mirëseardhur për shëndetin demokratik të Kosovës, për ta demaskuar populizmin si mendësi më herët partiake e tash qeveritare”.
Synimi i PDK-së nuk është vetëm të kritikojë qeverinë, por të përgatisë popullatën se kjo parti është alternativë qeverisëse.
“Gjithsesi nuk do të jenë të mjaftueshme nëse ne vetëm kritikojmë e nuk e bëjmë atë që është më e rëndësishme dhe primare për PDK-në që t’i ofrojmë alternativë, qytetari i Kosovës do të ketë alternativë, nuk bënë kjo qeveri atëherë kush mund ta zëvendësojë”.
Një formë të tillë të opozitës, PDK e kishte bërë edhe gjatë viteve 2005-2007.
“Ne kemi të kaluarën, kemi pasur të njëjtën, dhe ka rezultuar se është e suksesshme dhe këtë do ta bëjmë tani së shpejti”.
Qeveria në hije, apo kabineti në hije, ka evoluar nga një proces joformal në parlamentin britanik.