Në intervistën për emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën, kreu i PD Lulzim Basha komentoi edhe takimin e një dite më parë me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
“Mendoj se qëndrimi i SHBA-ve është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Ata janë të vetëdijshëm që Shqipëria prej kohësh ndodhet në një krizë” u shpreh Basha, ndërsa theksoi se lufta ndaj korrupsionit zuri një vend kryesor në bashkëbisedimin mes tyre
Pjesë nga Intervista:
Pyetja: Zoti Basha, teksa iu pyeta për deklaratat e zotit Meta, doja t’iu pyesja pak edhe për ato të kryeministrit Rama. Dy ditë më parë, është shprehur ndaj jush se jeni pa legjitimitet politik. Keni vulën, por jo legjitimitetin politik. Çfarë komenti keni për këtë?
Pyetja: Pas këtyre deklaratave zoti Basha, u komentua edhe mbërritja në zyrën tuaj të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonjës Yuri Kim. Çfarë prodhoi ky takim me të, cila është mbështetja që iu japin ju SHBA-të?
Lulzim Basha: Mendoj se qëndrimi i SHBA-ve është i qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Ata janë të vetëdijshëm që Shqipëria prej kohësh ndodhet në një krizë. Raporti i fundit i Transparency Internacional që është një raport referencë për raportet e DASH, rikonfirmon korrupsionin si armikun më të madh të mirëqenies të shqiptarëve dhe besoj siç e keni parë edhe nëpërmjet komunikimit të ambasadores dhe ambasadës dhe në bashkëbisedimin tonë, një pjesë e madhe e ka zënë lufta kundër korrupsionit i cili duhet të zhvillohet nga maja e piramidës shtetërore nga vetë qeveria dhe të shtrihet kudo me rezultat. Rezultati është ndëshkueshmëria jo thjeshtë figurinave, bishtit po të shkojmë deri te koka dhe rezultati i ndëshkueshmërisë do të jetë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa që në këtë vend nuk ka politikanë të paprekshëm të cilët mund të bëjnë gjithçka që duan siç është afera e inceneratorëve ku janë të përfshirë të gjithë nga kreu i qeverisë e të gjithë të tjerët apo aferat e tjera korruptive dhe të mos japin llogari. Përkundrazi, të kemi një drejtësi e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Të kemi institucione të pavarura të cilat u përkasin qytetarëve dhe të kemi një politikë të pastër me një fytyrë njerëzore që u ofron shqiptarëve shërbim, iu ofron shqiptarëve shpresë, iu ofron shqiptarëve institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo një politikë si kjo që kemi sot ku “Trekëndëshi o Bermudës” thith gjithçka të mirë që ky vend ka, përthith shpresën e shqiptarëve, dritën e shqiptarëve, besimin e shqiptarëve tek e nesërmja vetëm e vetëm për të mbajtur njëri-tjetrin, vetëm e vetëm për të mbajtur të keqen. Meqë më pyete për takimin kemi folur edhe për forcimin e demokracisë në vend, hapat që duhen hedhur dhe për mbështetjen amerikane në këtë proces. Ajo që mund të konfirmoj është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të interesuar që në Shqipëri të ketë institucione demokratike funksionale duke përfshirë zgjedhje të lira dhe të ndershme, krimet zgjedhore të 25 prillit dhe në të kaluarën të ndëshkohen, të kemi një reformë të vërtetë zgjedhore. Dhe raporti i Transparency International këtë thotë që burimi i korrupsionit është mungesa e një reforme të vërtetë zgjedhore dhe të kemi një proces…… ky mund të realizohet vetëm kur qytetarët arrijnë të zgjedhin me votën e tyre të lirë përfaqësuesit e tyre qendrorë dhe lokalë.