Nga Eduard Zaloshnja
Sondazhi më i fundit i publikuar në Euronews Albania, kryer nga MRB & Data Centrum me 1000 intervista ballë për ballë në nivel kombëtar, tregon se pothuaj 47% e votuesve të koalicionit të vjetshëm të PD-së kanë opinion pozitiv për Berishën, e pothuaj 39% për Bashën (shihni më poshtë grafikun e MRB & Data Centrum).
Nga një ekstrpolim i përafërt i rreth 655 mijë zgjedhësve që votuan për koalicionin e PD-së në 25 prillin e vjetshëm, rezulton se përkrahësit e Berishës në elektoratin e djathtë janë rreth 305 mijë, ndërsa rreth 255 mijë janë të Bashës. Duket se rreth 95 mijë votues të djathtë janë ende asnjanës në betejën mes babait dhe birit politik të PD-së…