Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehi, ka kritikuar deputetë të Partisë Demokratike si edhe vetë kryedemokratin Basha, duke theksuar se ‘lider’ nuk të bëjnë ambasadorët.
Shehu shprehet se një lider arrin të jetë i tillë nga mbështetja që merr nga njerëzit.
Në një reagim në ‘Facebook’, Shehu thekson se tashmë po ndjehet era e ndryshimit të vërtetë opozitar , që sipas tij është e vetmja mundësi për të përmbysur këtë regjim.
Postimi i Shehut:
„Lider“ nuk te bejne ambasadoret, por njerrezit, mbeshtetja e tyre.
Ndjej keqardhje per cdo kend, ne radhe te pare per deputete te PD, qe perdorin si „varke shpetimi“ a „fije floku“ fotot e takimet me ambasadoret, sado te rendesishem te jene ata, duke i hiperbolizuar e fetishizuar ato.
Desheroj tju them atyre, se ne fakt transmetimi i kesaj ndjesie ben efektin e kundert ne opinion, per ate qe e perdor.
Megjithe respektin e thelle qe kam per perfaqesuesit e vendeve partnere, nuk jane ata “shkopi magjik” qe te ben te respektuar, lider, fitues ne Shqiperi, dhe kudo ne boten civile kjo.
Ky eshte nje rregull demokratik, qe tashme eshte i qarte per vendin tone ne te gjithe keto vite demokracie.
Dhe kete e them une, qe ne vite jam perpjekur te kem e kam pasur ne teresi maredhenie shume korrekte pune, miqesore edhe personale ne shume raste, shume takime te sinqerta me perfaqesues a politikane te rendesishem te jashte kufijeve te Shqiperise.
Por shumica e tyre, pervecse atyre te konsoliduara ne kohe edhe ne nivelin personal, kondicionohen gjithemone nga dimensionet e mbeshtetjes e pozicioni formal qe ke ne vendin tone, pra jane fluide, te perkoheshme, ne vartesi te ketyre.
Nuk mund te te bejne “fitues” kur je “humbes”!
Fitoren apo humbjen ta japin votat ne Shqiperi.
Je apo nuk je, dhe sa je opozite, kete e percakton elektorati shqiptar ne teresi.
Dhe ai kete e kupton, e ndjen, e percepton cdo cast, ashtu si tashme e ka te qarte pse ne per tete vite qendruam ne opozite, njohem vecse humbje ne votime apo ne “tavoline”.
Ai tashme po e ndjen “eren” e ndryshimit opozitar te vertete e te forte, si te vetmen mundesi per te cuar ne permbysjen e ketij rregjimi.
Ai di ta percaktoje tashme se nga po vjen kjo “ere” ndryshimi per opoziten e vendin tone./m.j