Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloni ku për shkak të ligjit kundër abortit, është shunëar viktima e dytë ku një shtatzënë për shkak të fetusit të pajetë ka vdekur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se anëtarët familjes së 37 vjeçares të identifikuar si Anieska, kërkojnë drejtësi nga autoritetet për humbjen e familjares së tyre pasi mjekët kishin refuzuar që për 9 ditë me radhë ti hiqnin fetusin e pajetë nga mitra.
37 vjeçarja ishte shtatzënë me dy binjakë, por më 23 dhjetor ajo ka ndjerë dhimbje të forta dhe për këtë ka shkuar në spital ku dhe ka mësuar se një nga fetusët ishte pa jetë, por mjekët kanë refuzuar të ndërhyjnë për shkak të ligjit që ka miratuar prej 1 viti Polonia.
Në deklaratat e tyre familjarët kanë bërë me dije se mjekët nuk kanë ndërhyrë derisa zemra e fetusit të dytë ndaloi pas 9 ditësh, por ishte shumë vonë për të mbajtur në jetë dhe nënën, pasi gjendja e saj u përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë më 25 janar.
Ndërkohë në lidhje me vdekjen e saj spitali nuk ka dhënë asnjë detaj. Ky është rasti i dytë që ndodh në Poloni ku një 30 vjeçare ka ndërruar jetë më parë në javën e 22 pasi kishte mungesë të lëngut amniotik , gjendje që mund të çojë në anomali në fetus duke rrezikuar jo vetëm jetën e tij. por edhe atë të nënës. Mirëpo, mjekët e spitalit refuzuan të kryenin një abort, me pasojë Isabella vdiq./m.j