Meridian Ramçaj ka sulmuar produksionin e Big Brother VIP për informacionet që po futen brenda shtëpisë sa i përket Donald Veshajt.
Ai tha se produksioni duhet të jetë më i kujdesshëm sa i përket të ftuarve, pasi janë të shumta rastet kur ata kanë dhënë informacione.
Gjithashtu Ramçaj ka përmendur rastin e Romeos kur ai futi një 20 mijë lekësh dhe aty u tha se ishte një mesazh për Donaldin. Gjithashtu ish banori përmendi edhe këngëtarin Elgit Doda që i foli në vesh Donaldit, derisa nuk harroi edhe pjesën e Fifit javën e kaluar ku i tha se duhet të luftojë për ta fituar.
Kjo gjë padyshim nuk i ka pëlqyer Arbana Osmanit, e cila tha të gjitha monitorohen dhe se normale që do flitet kështu pasi është një format shumë i ndjekur.
Më tej Arbana nuk e la të flas dhe kaloi në publicitet.