Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës mbrëmjen e së premtes në ‘Kontrast’. Përballë gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, deputeti demokrat tha se Lulzim Basha gjatë protestave të dhunshme të vitit 2019 e ka future në kurth atë vetë dhe Edi Palokën.
Sipas Nokës, Basha ua ngarkonte atyre drejtimin e protestave duke mos i ekspozuar njerëzit e tij besnikë. Noka vijoi më tej duke thënë se Basha më pas ankohej në ambasadat perëndimore sikur trazirat i organizonin njerëzit e Sali Berishës.
“Na kërkonte që protestat t’i drejtoja unë dhe Edi Paloka. Sa mbaronte protesta shkonte nëpër ambasada dhe thoshte shikoni, janë njerëzit e Berishës ata që i drejtojnë protestat. Lulzim Basha sot po të zbresë në çdo aeroport amerikan arrestohet. Edhe pse zonja ambasadore ka bërë çdo gjë të marrë vizë, po nuk mori vizë diplomatike arrestohet. Unë kam qenë ministër dhe i njoh këto faza. Ky pro amerikani i madh i vihen prangat. Ndërsa zoti Berisha që ky përpiqet ta paraqesë si gogol të Amerikës, nuk shkon dot. Por po të shkojë nuk ndodh asgjë” – tha Flamur Noka për ‘Report TV’.
/a.r