Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma dhe djali i saj janë infektuar me Covid-19.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka treguar se iu është dashur që të izoloheshin pasi kanë mbërritur në Zelandën e Re.
Përmes një interviste virtuale në InstaStory, këngëtarja ka thënë se 3 ditë më pas kishin rezultuar pozitiv me virus.
“Dita e gjashtë që kur kemi ardhur në Zelandën e re, dolëm negativë kur mbërritëm, por tre ditë më pas rezultuam pozitivë me Covid-19. Prandaj qëndrimi në izolim zgjatet me 14 ditë. Edhe 10 ditë për t’u liruar. Jemi mirë…kështu mendoj.“, ka bërë me dije këngëtarja.
/a.r