Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate të shumta mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës.
Shkak është bërë mosprezenca fizike e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, në seancën dëgjimore të thirrur nga ky komision për çështjen e banesave të prishura te “5 maji”. Veliaj kishte dërguar përgjigjen e tij me shkrim për komisionin.
Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, deklaroi se kryetari i bashkisë e ka përmbushur detyrimin ligjor, gjë e cila nuk u pranua nga deputeti Enkelejd Allibeaj.
Nderkohe qe deputeti socialist Toni Gogu ne fjalen e tij ka bere ironi me kohen qe mori opozita ne komision duke thene “kerkoj falje se ju kemi marre 46 minuta nga jeta juaj”.
Pjesë nga debati:
Klotilda Bushka: Për sa kohë kemi shkresën kemi dhe gadishmërinë për të na sjellë edhe çdo informacion tjetër në kohë. Në fund kemi për të dëgjuar dhe të tjerë të ftuar.
Kryetari i Bashkisë e ka përmbushur detyrimin ligjor për informim, duke sjellë këtë shkresë, ju nuk çmuar të arsyeshme për të shyrtuar ky komision keni paraqitur pyetje specifike, keni thënë vetëm për rastin e “5 Majit”.
Për gjithçka që ka çmuar të arsyeshme për tu informuar ky komision kryetari e ka ezauruar detyrimin ligjor duke paraqitur këtë shkresë.
Enkelejd Alibeaj: Ne jemi Kuvendi i Shqipërisë nëse do të duhet të kërkojmë ndjesë do të duhet vetëm qytetarëve, ne të tjerët e kemi me detyrim. Atyre që duhet t’u kërkojmë ndjesë janë ata njerëzit aty që janë pa çati.
Ne këtu nuk kemi asnjë mjet, as polici që ta detyrojmë të vijë këtu, por ajo që na mban si shtet është detyra ndaj njerëzve. Ç’është ky kryetar bashkie që nuk begenis as njerëzit, as Kuvendin, as juve që jeni maxhorancë, se e kuptoj për opozitën. Çështë ky mor që nuk begeniska të vijë, madje dhe në letrën që ju lexuat nuk ka një justifikim.
Nëse ka një justifikim, të na e thotë dhe ne do e presim këtu si detyrim ndaj kushtetutës ndaj njerëzve.
Duhet të vijë strumbullari i gjithckaje. E thotë në shkresë jam unë strumbullari i gjithckaje. Jemi të gatshëm ta presim, se ky është problem i madh akut, cdo ditë që kalon tre shtëpi rrëzohen, tre familje rrinë në qiell të hapur, natën, ftohtë. Mungon tani edhe sensi njerëzor.
Kontaktoni me zyrën e kryetarit të bashkisë caktoni ditën e orën e të presim e ta dëgjomë, janë sqarime jo vetëm për ne, për ata njerëz e për publikun.
Teatër hipokritësh, erdhëm u mblodhëm , lexove shkresën ikim në shtëpi për fundjavë, turp i madh.
Toni Gogu: Dua të vijoj dhe me një kërkesë faljeje. Në emër të parafolësit por dhe kolegëve të tjerë kërkoj falje se ju kemi vjedhur 46 minuta nga jeta juaj, nuk ju vijnë më, ne këtu ju kemi ftuar që t’ju dëgjojmë.
Detyra tjetër që ne kërkojmë informacion por nuk dëgjojmë. Nuk flasim 46 minuta që të kënaqim veshët tonë, nuk po e zgjas shumë, ky komision nuk është më i vënë në lëvizje ky komision është nisur në drejtim të paditur se detyra që na ngarkon rregullorja i kemi shkelur me të dyja këmbët.
Ju qytetarë na keni zgjedhur të bëjmë ligje dhe të kotrollojmë si zbatohen./m.j