Beatix nuk ka humbur kohë! Pas daljes nga “Big Brother Vip”, ka publikuar një këngë, dedikim për aktorin Donald Veshaj.
Një dashuri që lindi në shtëpinë e “Big Brother Vip”, mes Beatrix Ramosajt dhe aktorit Donald Veshaj bëri që këngëtarja të kryqëzohej nga ndjekësit.
Kjo gjë ndodhi për arsye se Donaldi, kishte një histori dashurie të mbetur pezull me moderatoren Bora Zemani, me premtimin që i dhanë njëri-tjetrit, se do të sqarojnë gjërat kur të përfundojë eksperienca e aktorit në shtëpinë më të famshme. Kutia e pandorës, vendosi përballë një zgjedhje Arbrin, tenistin që ishte banorë i “Big Brother”. Ai zgjodhi që të vendoste në televotim, Einxhel, Donaldin e Beatrix. Ishte pikërisht këngëtarja ajo që nuk mundi të shpëtonte e kështu, u largua nga konkurrimi një javë më parë.
Sapo doli nga “Big Brother”, ajo tha se ndihet e rënduar psikologjikisht dhe nuk zgjodhi të ishte pjesë e asnjë emisioni televiziv. Këngëtarja duket se është shprehur përmes këngës. Së fundmi ajo ka publikuar një këngë të titulluar “Faj”, ku flet për historinë e saj me aktorin. Ata kanë vendosur që njohjen dhe atë që lindi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ta vijojnë edhe jashtë saj. Mirëpo, pasiguritë nga ana e aktorit kanë qenë të shumta. Ai është shprehur se nuk i kupton shpërthimet dhe mërzitë e këngëtares duke thënë se në një formë të tillë nuk mund të vijohet. Megjithatë, pritet përfundimi i këtij spektakli dhe dalja e aktorit jashtë për të mësuar më së shumti se çfarë do të ndodhë mes dyshes.
Teksti i këngës:
Teksti/Lyrics :
Ti je (x2) Më kan bo me faj, të kan bo me faj Na kan bo me faj, oh… Me t’gjithe botën pas, ne të dy në majë thua na kuptojnë? Shohin ç’do lëvizje, humbim nëpër shtigje Se kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet Lëre! lëri se ça thonë (më the) Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton Tjerët! lëri t’xhelozojnë oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë. ah-ah-ah.. jo nuk e kthej jo nuk e kthej, jo jo nuk e kthej, jo se kështu e ndjejmë! oh… gjykimet e tjerëve skanë vlerë, jo. të thonë ç’të duan. ohh-ohh-ohh Luajmë me zjarrë ohh-ohh-ohh veç ngroht na mban. Lëre! lëri se ça thonë Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton Tjerët! lëri t’xhelozojnë oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë. Edhe pak ditë jan ‘tu na ‘nda na shumë shpejt kemi me u pa.
Postimi i Beatrix në rrjete sociale: