Deputeti socialist Erion Braçe tha në një intervistë për Report Tv në “Studio Live” se FSHF nuk është më një federatë futbolli por një organizatë e përfshirë në krim. Për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Braçe tha se nga pikëpamja morale FSHF ka degraduar ndërsa nga pikëpamja sportive ka vdekur.
“FSHF dyshohet botërisht si një organizatë e përfshirë në krimin, dhe jo një federatë kombëtare e futbollit. Nga pikëpamja morale ka degraduar, nga pikëpamja sportive ka vdekur, nuk ka më garë. Me këto që janë zbuluara se fundmi dhe më faktin se Federata paguan për klubet kur i kanë llogaritë e bllokuara.
Si do i marri lekët mbrapsht ky? Duke i shpallur ekipin kampion, ky është i interesuar që garën ta fitojë ekipi ku ky ka derdhur paratë. Këtu Autoriteti i Konkuirrencës ka zbuluar se ky të drejtën televizive ia ka shitur vetes platformës ku ky është aksioner, pse nuk përgjigjet para ligjit? Nuk hyn politika këtu, por ka shkelur ligjin, Veliaj po flet si aksioner në klubin e futbollit dhe ka thënë shumë pak deri tani’, tha Braçe.
Po pse këto akuza ndaj kreut të FSHF Armand Duka nuk janë bërë më herët? Për Braçen kjo ndodh pasi Duka e mbush avionin e Kombëtares sa herë ajo ka ndeshje jashtë me politikanë majtas e djathtas.
“Avionët e Dukës mbushen me politikanë me të majtë e të djathtë, herën e fundit e mbushi avionin për në Budapest me kryetar bashkie, ku ndodh kjo? A mendoni dot që kjo gjë të ndodhi në Itali?”, tha Braçe./m.j