Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një tjetër mesazh të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me situatën në Ukrainë.
“Ka parime themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare të cilat janë në rrezik, parime të cilat u vendosën pas dy luftërave botërore dhe një lufte të ftohtë në mënyrë që ne të ruajmë paqen, të ofrojmë siguri, të përpiqemi që të parandalojmë që kontinenti të bjerë përsëri në konflikt.”
Në mesazhin Blinken theksoi se është e drejta e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë. Ai shkruan se një shtet nuk mund t’i ndryshoje kufijtë e një shteti tjetër duke përdorur forcën.
Sipas Blinkenit nëse nuk mbrohen këto parime atëherë kjo do çonte në konflikte dhe në një situatë aspak të favorshme për të cilat është dashur të punohet për vite, pasojat e së cilës do të ndiheshin jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën.
/a.r