Po zhvillohet seanca e dytë plenare e Kuvendit për këtë sesion parlamentar.
Ndërkohë jashtë ambienteve të Kuvendit po zhvillohet një protestë nga banorët e “5 Majit”. Raportohet se ata kundërshtojnë shembjen e banesave nga Bashkia e Tiranës. Banorët kanë theksuar se do të protestojnë gjatë gjithë ditës për t’u dëgjuar zëri i tyre.
Nga ana e policisë janë marrë masat në mënyrë që të parandalojnë ndonjë përshkallëzim të protestës, por siç raportoi gazetarja deri në këto momente ka qenë një tubim i qetë.
Ndërkohë në Kuvend pritet që të kalojnë disa projektligje. Gazetarja tha se sot pritet që të votohen edhe ndryshimet e PD në komisionet parlamentare duke larguar në këtë mënyrë mbështetësit e Berishës.
Por gjatë seancës pritet që të ketë diskutime edhe për çështje të tjera të nxehta politike siç janë zgjedhjet e pjesshme dhe zgjedhja e presidentit të ri.
Diskutime pritet që të ketë në këtë seancë edhe për kërkesën e socialistëve për zgjatjen e afateve të Vettingut.
/a.r