Ashtu siç ishte parashikuar, temperaturat kanë pësuar një rritje krahasuar me 3 ditët e kaluara, për rrjedhojë, sot të gjithë nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin do të kthehen në shkolla! Pas një pezullimi për 3 ditë, nga 24-26 janar, mësimi rifillon sot. Deri më tani nuk ka një datë dhe orë se kur do të zëvendësohen orët e humbura, teksa ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se do të merret një vendim i dytë ku nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet mësim edhe ditëve të shtuna.
Shkollat u mbyllën për 3 ditë, nga 24-26 janar me argumentin jo vetëm për temperaturat e ulëta dhe mungesën e ngrohjes në shkolla, por për shkak të rrezikut që i kanosen fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe e kundërta.
Nga ana tjetër, ia vlen të theksohet se ky muaj është shoqëruar edhe me një fluks fëmijësh në pediatri me temperaturë, kollë, këputje trupi, për shkak të gripit të stinës, por edhe Omicron, variant i COVID.
g.kosovari