Vijon tërheqja e masave ajrore me origjinë nga Poli i Veriut duke larguar gradualisht temperaturat shumë të ulëta nga vendi ynë. Përsa i përket motit në pjesën e parë të ditës mbetemi në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditë vranësirat kalimtare do të përfshijnë gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 12°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Veriore mbetet në ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin reshje dëbore në Vendet Nordike. Gjithashtu më vranësira të shpeshta paraqitet Europa Qendrore, KU herë pas here do të ketë dhe reshje shiu dhe dëbore. Ndërsa në ndikimin e motit të qëndrueshëm do të jetë Lindja e kontinentit dhe Europa Jugore.
Kosova
Mbeten kushtet e qëndrueshme atmosferike prezente në të gjithë vendin, ku në orët e para të ditës të ketë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Por në orët në vijim pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin, ku në Kosovë më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV përgjatë gjithë 24 orëshit parashikohet të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Verilindore gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
g.kosovari