Presidenti Ilir Meta foli sot për një komplot 20-vjeçar për të asgjësuar llogaridhënien në Shqipëri, duke shtuar se kanë ardhur njerëz të infiltruar në politikën shqiptare.
Ilir Meta tha se kur ishte kryeministër i merrte ministrat socialist në orën 1 të natës kur nuk bënin detyrat e integrimit.
“Kur kam qenë unë kryeministër shko pyeti ministrat socialist, në orën 1 të natës me pizhame i merrja kur nuk bënin detyrat e integrimit. Pyet ambasadorët e Shqipërisë si bëheshin detyrat, 10 me yll merrte Shqipëria. Kam dhënë dorëheqje disa herë për të ndihmuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Kam qenë në mbrojtje të Kushtetutës që nga 98-ta dhe kam raport koherent me to”, tha Meta.
I pyetur nëse ndjen përgjegjësi për rolin në politikë, kreu i shtetit u shpreh: “Se ndjej kaq shumë përgjegjësi kam këtë motivim të jashtëzakonshëm që t’i japim fund demokracisë si lojë. Loja është e qartë. Ka qenë një komplot 20-vjeçar për të asgjësuar llogaridhënien në Shqipëri. Kanë ardhur njerëz të infiltruar në politikë kur ikin me qindra mijëra shqiptarë”.
Presidenti Ilir Meta ka zbuluar edhe një bisedë me fatos Nanon kur ai i aksidentua.
“Edhe pse e kisha betejën me Fatos Nanon, atëherë kryeministër dhe ai e kishte me shumë merak punën time, saqë edhe ku theva krahun në një aksident në Bulqizë dhe më tha më mirë të kishe thyer kokën. Por, s’ka problem. Po të mos besoj në votën e lirë, unë nuk krijoja një parti krejt i vetëm, sepse thoja, mua populli që më ka mbështetur me Partin Socialiste, ose më voton tani që jam vetëm, ose kurrë”, tha Meta.
g.kosovari