Akuzat e bëra nga Sali Berisha se kishte fituar milionat gjatë qeverisjes së PS, nuk janë kapërcyer nga demokrati Agron Kapllanaj. Ai tha se Berisha nuk e pranon dot faktin që demokratët e Fierit janë me Bashën dhe shpik gënjeshtra e shpif si ordiner.
“Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim Bashën. Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shpifje të reja si një shpifës ordiner. Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët”, shkruan Kapllanaj
/b.h