Ekspertët e Ministrisë e Drejtësisë, në draftin e reformës, kanë propozuar edhe ndryshimin e formulës së zgjedhjes së presidentit.
Ndër 22 amendamentet kërkohet dhe rishikimi i kësaj pike duke synuar zgjedhjen e një presidenti mbi palët dhe gjithëpërfaqësues.
Megjithatë, burimet zyrtare të LSI, kanë saktësuar për Shqiptarja.com, se propozimi mbetet i ekspertëve dhe nuk është qëndrim Politik i LSI.
Sipas këtij propozimi, presidenti duhet të zgjidhet me 84 vota, dhe jo me 71 vota sa u zgjodh Bujar Nishani. Nëse nuk arrihen 84 votat, Kuvendi do të shkrihej.