Vjen reagimi i parë nga mbështetësit e Sali Berishës për ndryshimet e bëra nga Lulzim Basha te drejtuesit politikë të PD-së në qarqe.
Është Edmond Spaho, që përmes në postimi në rrjetet sociale ironizon lëvizjet e Bashës, dhe tallet me Enkelejd Alibeajn që mori postin e Helidon Bushatit si drejtues politik i Shkodrës.
Reagimi i Spahos:
Urime të nxehta për këtë sihariq!!! Sa shumë kishim nevojë!!! U bë deti kos.
Që nga Shkodra gjer në Vlorë partia po shpërndahet si vaji në lakra. Ta dinte Fan Noli nuk do e kishte bërë thirrjen që të ngriheshin që nga Shkodra gjer në Vlorë.
Pas dorëheqjes së Kryetarit të grupit parlamentar dhe zëvendësimin me Alibeajn, pasi e çuan drejtues politik në Vlorë ku me beteja legjendare kaliti celikun e Lulit, tani po e çojnë në Shkodër. A thua që Shkodra nuk ka djem e vajza plot.
Është bërë si Kiu Fiu që bridhte kurs më kurs. I propozoj të marrë me vehte si zëvendës në Shkodër Kapllanaj e Mallakastres për ta pasur “suksesin” të sigurtë./m.j