Komisioni i Rithemelimit të PD-së, në Shkodër, ka depozituar emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit.
Dy emrat potencialë në listë janë ish zv/Ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, i cili vjen në këtë garë si kandidati më i votuar në emër të përveçëm në zgjedhjet e 25 Prillit. Ndërkohë që emri tjetër ashtu siç flitej është edhe ai i Kryetares aktuale të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
Emrat e tjerë janë ato ish kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka, ish deputeti Astrit Bushati, N/Kryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, N/Kryetari i Bashkisë Shkodër Ardit Qylybyli.
Të gjithë kandidatët kanë depozituar dokumentat e kërkuara, bashkë me formularin TIP që iu ishte dorëzuar.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Lulzim Basha për garën e Shkodrës, nëse do të dalë me një emër të ndryshë nga Berisha, duke rrezikuar kështu humbjen e të vetmes bashki që është qeverisur në këto vite nga të djathtët.
/a.r