Policia e Shkodrës ka arrestuar sot 28-vjeçarin me iniciale Rr. Rr., i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, gjatë hetimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Gimaj”.
Policia sqaron se operacioni ‘Gimaj’ është finalizuar më datë 15.10.2021, ku në atë kohë janë ndaluar K. Q., 39 vjeç dhe N. L., 30 vjeç, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin bimë narkotike në fshatrat Kir dhe Pog.
Më tej sqarohet se materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/a.r