Ngjarja më e fundit ishte vrasja e shqiptarit Ergys Dashi që u vra për pazaret e drogës në restorantin “Grilling” në Guayaquil, i cili ishte duke ngrënë me persona të tjerë, ka alarmuar autoritetet më të larta të Ekuadorit.
Vendi prej kohësh është tronditur nga vrasjet e shumta të ndodhura për shkak të përplasjeve të forta të grupeve kriminale për pazaret e drogës dhe kjo ka detyruar presidentin e Ekuadorit të ndërmarrë vendime drastike.
Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso tha të dielën se do të dërgojë 1,100 oficerë policie dhe ushtarakë shtesë në Guayaquil, qytet bregdetar dhe do të rrisë praninë ushtarake atje mes një varg vdekjesh të dhunshme që qeveria thotë se janë të lidhura me luftën kundër tregtisë së drogës.
Ekzekutimi mafioz i Ergys Dashit/ Presidenti ndryshon drejtorin e
Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve Reuters. Dhuna dhe krimi, përfshirë brenda sistemit të burgjeve, u rritën në Ekuador në fund të vitit të kaluar. Qeveria shkruan Reuters ka fajësuar për dhunën bandat e drogës që përdorin vendin si një pikë tranziti për lëndët narkotike drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.
Por ky nuk është vendimi më i fundit i marrë nga presidenti, pasi ai firmosi për ndryshimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Ekuadorit.
Ekzekutimi mafioz i Ergys Dashit/ Presidenti ndryshon drejtorin e
Carlos Cabrera Ron, gjenerali me trajnime antiterroriste në SHBA, tani do të jetë komandant i përgjithshëm i policisë në Ekuador Ai u shpall nga Presidenti Guillermo Lasso si Komandanti i ri i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare, duke zëvendësuar Tannya Varelën, të cilën e falënderoi për shërbimet e saj. Prezantimi u bë gjatë një takimi që presidenti zhvilloi me autoritetet e tjera përballë valë pasigurie që nuk ndalet në Guayaquil dhe që është përhapur në provinca të tjera.
Largimi i Varelës ishte një nga njoftimet e rëndësishme që presidenti bëri këtë pasdite e së dielës në përpjekje për të frenuar krimin, i cili vetëm në Rajonin 8, që përfshin Guayaquil, Durán dhe Samborondón, ka marrë jetën e më shumë se 74 personave deri më tani këtë muaj, krahasuar në 20 vdekje të dhunshme në janar 2021.
Të premten në një nga lagjet e klasës punëtore të Guayaquil ndodhi ngjarje e rëndë që la të paktën pesë persona të vdekur dhe nëntë të plagosur, si dhe vrasjen e një turisti holandez në një pjesë tjetër të qytetit ditë më parë.
“Vendi (Ekuadori) sekuestroi15 ton drogë në janar, trefishi i sasisë së konfiskuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tha Lasso, dhe trafikimi përmes portit të Guayaquil ka rënë pothuajse në zero falë një qendre të re të inteligjencës policore atje.
Ushtarët do të marrin pjesë në operacionet brenda Guayaquil nga e diela, shtoi Lasso, dhe do të përforcojnë kufijtë e vendit me Kolumbinë dhe Perunë për të parandaluar trafikun e drogës dhe armëve.
Vrasja e shqiptarit
Shqiptari Ergys Dashi u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në Guayaquil të Ekuadorit me një plumb në kokë. Autori, i cili mbante në dorë një buqetë me lule, vjen me vrap në drejtim të tryezës ku ai ishte ulur, e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap.
Ekzekutimi mafioz i Ergys Dashit/ Presidenti ndryshon drejtorin e
Mediat vendase kanë marrë dëshmi të dëshmitarëve okularë të ngjarjes. Punonjësit e restorantit janë shprehur se autori ka tentuar të hyjë paqësisht, me pretekstin e dorëzimit të një buqete me lule, por më pas ka kërcënuar punonjësin që i ka kërkuar kartën e vaksinimit.
Pasi hyri, ai qëlloi 38-vjeçarin shqiptar, i cili ishte i ulur në një prej tavolinave. Dashi ishte në shoqërinë e një personi tjetër, i cili u zhduk menjëherë nga vendngjarja pas nisjes së të shtënave.
Në vendngjarje janë gjetur të paktën 28 ??gëzhoja. Dëshmitarët thanë se personi i cili e ekzekutoi 38-vjeçarin, ishte personi i cili hyri në restorant me buqetën me lule.
“Ai që e qëlloi ishte njeriu që hyri me lule, armën e mbante në buqetë”, deklaroi dëshmitari.
Vrasësit janë larguar me motoçikletë. Ndërkohë që e plagosur mbeti dhe një grua, kliente në restorant, e cila mori një plumb në këmbë.
/a.r