Një vrasje mafioze u krye në qytetin e Guajakil në Ekuador, ku viktimë mbeti 34-vjeçari shqiptar, Egys Dasho.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në një restorant të famshëm në parkun e populluar Joaquin Jose Orrantia.
Autorët me një tufë me lule u futën brenda në lokal dhe qëlluan pa mëshirë duke vrarë të riun nga Durrësi.
Një dëshmitar që pa ngjarjen tregon:
“Dy autorët hipën mbi motorr dhe u larguan me shpejtësi marramendëse. Lokali u boshatis menjëherë pas të shtënave. Pasi vranë shqiptarin, ata qëlluan dhe disa herë majtas e djathtas për të trembur të pranishmit. Nuk do e harroj kurrë momentin e vrasjes,” shkruajti një dëshmitar në Twitter.
Personi shkruan se atentatori dhe një person tjetër të hipur në motorr u larguan me shpejtësi pas krimit dhe kanë shtirë sërish me armë zjarri duke detyruar shumë familjarë të largohen me shpejtësi. Ai shton se momentin e vrasjes nuk do ta harrojë asnjëherë.
Njëri prej autorëve mbante një buqetë me lule, kurse tjetri kreu vrasjen. Plagët në pjesën ballore kanë rezultuar fatale për 34-vjeçarin nga Durrësi.
/a.r