Ladimir Bushati ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital psi nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra nga aksidenti i dy ditëve më parë në aksin Shkodër-Hani Hotit. Makina që drejtonte 19 vjeçari humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Njoftimi ku bëhej me dije se i riu kishte mbetur i plagosur pas aksidentit:
Malësi e Madhe, Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujsesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kesaj dalje nga rruga.
/b.h