Balina Bodinaku është opinionistja e “Big Brother VIP” dhe duket se ka marrë gjithë vëmendjen nga ky pozicion i saj, pavarësisht se ka qenë e përfshirë në TV edhe më parë.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, teksa ndodhet në spital duke marrë serum.
“Do të jemi bashkë sonte në BBV?”, ka shkuar ajo, teksa ka pyetur ndjekësit e saj, e sigurisht pjesa më e madhe e tyre mendojnë që ajo do të jetë në spektaklin e kësaj të premte dhe kanë klikuar “Po”.
Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me opinionisten, ndaj do të duhet të presim njoftimin e radhës nga vetë ajo ose spektaklin e sotëm për të mësuar më shumë.
Kujtojmë se opinionistja e ‘Big Brother VIP’, Balina Bodinaku mungoi dy herë radhazi gjatë spektaklit të së martës edhe të së premtes. Ajo u zëvendësua nga gazetarja e njohur e aktualitetit Sonila Meço.
Ajo mungoi pasi ishte me Covid:
Gjate Covidit, per te gjithe ju qe me pyesni, nuk mora asgje. Ose te pakten asgje qe nuk marr cdo dite tjeter te vitit, si pjese te kujdesit te perditshem per veten ( nje nga hobet e mia 🤣),- shkroi Balina në Instagram.
/b.h