Ish presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, ka folur mbi zgjedhjet lokale të pjesshme që pritet të mbahen në 6 bashki të vendit në datën 6 mars.
Ai tha se qeverisja vendosre kishte dështuar dukshëm dhe prandaj objektivi i parë i PD në zgjedhje do ishte ballafaqimi me qeverinë. Ndërsa krydemorkatin Basha dhe mbështetësit e tij, Nishani i konsideroi si inekzistentë në politikë.
Sa i përket bashkëpunimit, ish presidenti u shpreh se po bëheshin bisedime dhe aktualisht ishin në prag të arritjes së një marrëveshje për të formuar një bllok opozitar kundër qeverisë Rama.
Pyetje: Si do shkohet në zgjedhjet e 6 marsit? Ka një strategji, do merrni pjesë?
Nishani: Patjetër që do marrim pjesë, është një provë shumë e rëndësishme për ne. Sepse ky është një lloj sondazhi pavarësisht se është lokal, me të cilin duam të ballafaqohemi me qeverinë së pari duke parë se qeverisja vendore ka dështuar dukshëm. Pushteti lokal është inekzistent. Ky është objektivi ynë i parë dhe së dyti duhet të zhbëjmë cdo tentativë dashakeqe dhe spekullime që mohon ekzistëncën tonë dhe të gjithë PD-së duke atashuar, konkretisht aktorë të cilët janë inekzistentë në politikë siç është zoti Basha dhe mbështetësit e tij.
Pyetje: A do ketë grupimi i Bashës kandidatura për këto zgjedhje?
Nishani: Nuk e di këtë, ajo që është e rëndësishme, është një proces që është ende në negociata. Ne si PD po organizojmë një proces për herë të parë të quajtur “primare’ ku do vendosin vetë anëtarët e PD se cilët do jenë kandidatët dhe të mos propozohen nga Komisioni i Rithemelimit. Po diskutojmë dhe do të organizohemi në kuptimin e një rreshtimi opozitar pra kundër kësaj qeverie.
Pyetje: Ka një frymë të tretë përveç Berishës dhe Bashës në PD?
Nishani: Unë nuk përfshihem në gjykime të pikëpamjeve të të tjerëve. Por patjetër që nuk iki nga debate. Në këtë rast, ajo që është filozofi për mua është fakti që ne duhet të gjejmë zgjidhje reale jo fictive. Ajo që ndodhi në 2013 me vendosjen e Bashës në krye të PD rezusltoi të ishte një zgjidhje fiktive jo e vërtetë. Prandaj sot për të mos pasur një përsëritje të 2013-tës, ne duhet të gjejmë zgjidhjen reale dhe kjo vjen vetëm nëpërmjet votës.
/b.h