Presidenti i vendit Ilir Meta ka përkujtuar përmes një postimi në facebook, 102-vjetorin e nisjes së punimeve të Kongresit të Lushnjës. Kreu i Shtetit shpreh mirënjohjen ndaj patriotëve shqiptarë të cilët me vendimet e marra i dhanë fund lojrave të fuqive të huaja kundër shtetit shqiptar dhe Pavarësisë të tij.
“Kongresi i Lushnjës është një thirrje për reflektim dhe unitet të të gjithë forcave patriotike për t’i dhënë fund cenimit të sovranitetit të vendit dhe shpopullimit të qëllimshëm të tij nga rinia dhe forcat më të kualifikuara”, shkruan Meta mes të tjerash.
Duke derguar ne kete menyre nje mesazh te “koduar”, me sa duket ne drejtim te ambasadoreve qe i ka akuzuar shpesh bashke me Berishen se kane cenuar sovranitetin e partive politike dhe te vendit.
Postimi i plotë i Presidentit Meta:
Nderim i përjetshëm për patriotët shqiptarë, që me Kongresin e Lushnjës dhe vendimet e tij historike i dhanë fund lojrave të fuqive të huaja kundër shtetit shqiptar dhe Pavarësisë të tij.
Mirënjohje të pafundme edhe për ndëshkimin ndaj mercenarëve vendas, që minonin interesat kombëtare për përfitime personale.
Kongresi i Lushnjës është një thirrje për reflektim dhe unitet të të gjithë forcave patriotike për t’i dhënë fund cenimit të sovranitetit të vendit dhe shpopullimit të qëllimshëm të tij nga rinia dhe forcat më të kualifikuara./m.j