Një i moshuar i moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Çukë të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites së kësaj të premteje.
Bëhet fjalë për shtetasin Jani Dhima, i cili jetonte i vetem, baba i 5 femijëve të cilët ndodhen të gjithë në emigrim. 70-vjeçari është një ish-mësues me profesion.
NJOFTIMI
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 21.01.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Çukë, Bashkia Sarandë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi J. Dh., 70 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./m.j