Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se toka është si një libër nën këmbët tona dhe brenda tij ka faqe komplekse.
Tani studiuesit kanë gjetur më shumë prova për një kapitull krejtësisht të ri thellë në brendësi të Tokës Bërthama e brendshme e Tokës duket se ka një bërthamë tjetër edhe më të thellë brenda saj.
“Tradicionalisht na kanë mësuar se Toka ka katër shtresa kryesore: koren, mantelin, bërthamën e jashtme dhe bërthamën e brendshme,” shpjegoi gjeofizikante e Universitetit Kombëtar Australian Joanne Stephenson.
Njohuritë tona për atë që shtrihet nën koren e Tokës janë konkluduar kryesisht nga ato që kanë zbuluar vullkanet dhe ato që kanë pëshpëritur valët sizmike.
Nga këto vëzhgime indirekte shkencëtarët kanë llogaritur se bërthama e brendshme është jashtëzakonisht e nxehtë, me temperatura që tejkalojnë 5,000 gradë Celsius (9,000 Fahrenheit), përbën vetëm një përqind të vëllimit të përgjithshëm të Tokës.
Tani Stephenson dhe kolegët kanë gjetur më shumë prova se bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë dy shtresa të dallueshme.
“Është shumë emocionuese – dhe mund të nënkuptojë që ne duhet të rishkruajmë tekstet!” shtoi ajo.
Ekipi përdori një algoritëm kërkimi për të kapërcyer dhe përputhur mijëra modele të bërthamës së brendshme me të dhënat e vëzhguara gjatë shumë dekadave rreth asaj, se sa kohë u duhet valëve sizmike për të udhëtuar nëpër Tokë, të mbledhura nga Qendra Ndërkombëtare Sizmologjike.
/b.h