Nga Valdete Sinaj/
Pjesëmarrja e qytetarëve është ajo që përcakton qeverisjen e mirë të çdo shteti që kërkon të zhvillohet e të rrisë nivelin e politikbërjes si instrument ndryshimi. Pjesëmarrja, si një parakusht për demokracinë e shëndetshme fillon me mundësinë që u jepet njerëzve për të thënë fjalën e tyre, për të diskutuar, e për të sugjeruar mbi çështje me karakter publik që prekin interesa komunitare, shoqërore të zhvillimit të jetës demokratike.
Tradicionalisht, në 30 vite jo të lehta të tranzicionit shqiptar, hapësira publike është dominuar nga një klimë e ashpër e diskutimit politik që në shumicën e rasteve i ka lënë shumë pak vend arsyes, argumentit, debatit cilësor, e aq më pak fjalës dhe zërit të qyetarit të zakonshëm shqiptar në çështje që prekin fatin e tij. Të dëgjuarit e asaj se çfarë realisht mendojnë qytetarët e zakonshëm për ekonominë, shëndetësinë, mbrojtjen sociale, drejtësinë, është domosdoshmëri që të gjitha këto fusha të përmirësohen sipas interesave dhe nevojave të tyre.
Kryeministri Rama prezantoi së fundmi nismën për Këshillim Kombëtar, përmes së cilës shqiptarëve u kërkohet mendimi mbi disa çështje që në fund të ditës lidhen me interesat e kategorive të ndryshme të shoqërisë shqiptare.
Kështu, ngrihet për diskutim mbështetja sociale që mund t’u jepet nënave të cilat rrisin tre ose më shumë fëmijë ndërkohë që punojnë, apo mundësia që të pensionistët të cilët vijojnë të punojnë ende, të mos paguajnë kontribute shoqërore, e më tej nisma për masa më të ashpra ndaj atyre që ndotin hapësirën tonë publike.
Dhënia e mendimit të qytetarëve për çështje të tilla në fakt, është thelbësore për të afruar qytetarët edhe më shumë me vendimarrjen dhe me të gjitha proceset politikbërëse. Një format i tillë këshillimi me shqiptarët i shërben forcimit të raportit të besimit mes qeverisjes dhe qytetarëve sepse diskutimi rracional mbetet në thelb, instrumenti më efektiv për shëndoshjen e demokracisë. Mazhoranca aktuale ka dhënë disa shembuj më herët se është e prirur të marrë vendime bazuar mbi interesin publik dhe mbi atë se çfarë mendojnë qytetarët dhe ka sërish një mundësi për të provuar se udhëhiqet nga interesi i artikuluar prej qytetarëve shqiptarë.
Së fundmi, Shqipëria po përjeton një situatë të pazakontë politike, ku brenda një partie demonstrohen akte dhune, agresiviteti, përçarjeje e vandalizmi që nuk kanë të bëjnë aspak me proceset politike të një vendi të qytetëruar, të cilat dëmtojnë sistemin demokratik në tërësi dhe kulturën politike në veçanti.
Kjo nuk është ajo që shqiptarët duan dhe as politika që shqiptarët meritojnë. E përballë kësaj panorame, përballë demonstrimit të forcës fizike, është e nevojshme të demonstrohet forca e dialogut, e arsyes, e rracionales në komunikimin qytetar. Përballë dhunës si mjet lufte për interesa personale, është e nevojshme që përmes fjalës të demonstrohet kultura e komunikimit qytetar për interesa të përbashkëta që prekin fatin e çdo familjeje shqiptare. Në këtë kontekst, ky Kuvendim Popullor është mjeti që kemi në dorë për t’i shërbyer demokracisë, vlerave dhe njëri tjetrit!
lexo.al
Pse ne pyetsor sh edvin nuke e ke vene pytjen per shqiptarte,ca mendimi japin ata per ju qe nuke leni gje vjedhur e plackitur.Ta shikonit sh edvin pergjigjen si do e merrnit nga shqiptarte,qe ju i konsideroni injorante e te pa afte per asgje.Pranda pyetsori jote eshte alibi,asgje me shume,ska asgje interesante ne interesin e popllit.