Papa Françesku përfitoi nga rasti i mesazhit të tij për trupën diplomatike për t’iu kërkuar me forcë evropianëve të presin me bujari imigrantët duke pranuar gjithashtu vështirësitë për integrimin e tyre në sfondin e frikës së terrorizmit islamik.
Para diplomatëve të 180 vendeve të akredituar në Selinë e Shenjtë, papa argjentinas iu drejtua veçanërisht Evropës duke kujtuar se vala e imigracionit ka prekur gjithashtu kufirin amerikano-meksikan, ku do të shkojë në muajin shkurt, dhe Azinë.
“Frika përsa i përket sigurisë është shumë e madhe, e rritur në mënyrë të konsiderueshme nga vala e terrorizmit ndërkombëtar, por sistemi i pritjes nga Evropa duhet të mbetet një dritë për njerëzimin”, shtoi ai.